Institute for Democracy and Mediation

Pėrqasja e IDN-sė Bazuar nė Konkluzionet e Nxjerra nga Konferenca Rajonale

 

“Drejt njė Qendre Koordinative Komunitare pėr Shkodrėn”

zhvilluar mė 28 Mars 2008

 

Mbėshtetur nga Balkan Trust for Democracy

 

Mbėshtetur nga puna e Ndėrlidhėsve ekzistues Komunitarė Lokalė, Instituti pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim ka promovuar tashmė nė Shkodėr eksperiencėn e tij pėr mobilizimin e komunitetit nė rajonet Nr. 3 dhe 2 te kėtij qyteti me anė tė ngritjes dhe operimit tė 5 Grupeve me Bazė Komunitare tė cilėt kanė qenė mėse aktivė nė 2 vitet e fundit nė qytetin e Shkodrės dhe kanė ndihmuar jo vetėm nė afrimin e problemeve tė komunitetit pranė vėmendjes sė strukturave vendore por edhe kanė bashkėpunuar me kėto struktura pėr realizimin e projekteve tė pėrbashkėta me qėllim pėrmirėsimin e jetės sė komunitetit. Tashmė njė Memorandum Mirėkuptimi dhe partneriteti ėshtė vendosur mes Bashkisė sė Shkodrės dhe GBK-ve duke zhvilluar kėshtu njė ndjenjė tė fortė vetė-dijėsie dhe pėrkatėsie tė komunitetit nė kėto zona.
Lexo tekstin e plote...

I nderuar vizitor! 

Ndjehem i nderuar nga vizita juaj nė faqen tonė.

Me anė tė kėsaj pėrshėndetjeje dėshiroj t’ju falėnderoj pėr interesimin nė organizatėn tonė dhe nė tė njėjtėn kohė t’ju prezantoj me Institutin pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim (IDN).

I themeluar nė vitin 1999, IDN ėshtė njė organizatė joqeveritare e pavarur qė punon pėr fuqizimin e sektorit tė shoqėrisė civile nė Shqipėri, pėr zhvillimin e partneriteteve tė gjera me bazė komunitare tė pėrqendruara nė rritjen e njohjes dhe kapaciteteve tė komuniteteve pėr tė marrė pjesė nė proceset demokratike pėr pėrmirėsimin e qeverisjes nė tė gjitha nivelet, ndėrtimin e njė mjedisi tė shėndoshė tė komunitetit dhe pėr tė punuar sė bashku pėr tė mirėn e pėrgjithshme.

 

Pėr tė arritur objektivat e veta strategjike, zgjedhja e aktiviteteve nga ana e IDN ėshtė njė pėrpjekje pėr tė shkuar pėrtej projekteve tė veēuara. Aktivitetet e IDN pėrbėjnė njė angazhim nė vazhdimėsi pėr tė fuqizuar vlerat dhe mirėkuptimin e pėrbashkėt ndėrmjet spektrit tė gjerė tė aktorėve politikė dhe jopolitikė nė Shqipėri, nė kohėn qė vendi shkon pėrpara drejt forcimit tė institucioneve, zbatimit tė ligjit dhe shtetit ligjor.  IDN beson se me anė tė partneriteteve me organizata dhe institucione ndėrkombėtare ėshtė e rėndėsishme tė zhvillohet  zotėrimi vendor i reformave qė do tė ēojnė drejt integrimit tė plotė tė Shqipėrisė nė bashkėsinė evro-atlantike tė vendeve demokratike. 

Ne qė punojmė nė IDN besojmė se tė gjithė ata qė ndikohen nga vendim-marrja duhet tė jenė pjesė e procesit tė vendim-marrjes. Prandaj, IDN kėrkon tė promovojė pjesėmarrje mė tė madhe nga komuniteti dhe jep ndihmesėn nė zhvillimin e kuadrove ligjorė qė do tė lejojnė kėtė pjesėmarrje nė proceset vendim-marrėse nė tė gjitha nivelet.

IDN ka miq dhe bashkėpunėtorė tė shumtė nė Shqipėri dhe jashtė saj qė kanė dhėnė ndihmesėn nė zhvillimin dhe fuqizimin e organizatės. Pėrfitojmė nga rasti pėr t’i falėnderuar tė gjithė ata dhe pėr t’u dhėnė mundėsinė qė tė ndjehen krenarė pėr punėn qė kanė bėrė pėr mbėshtetjen e kėsaj organizate.

Me kėtė filozofi qė na udhėzon nė punėn tonė, ne ju ftojmė qė tė vizitoni faqen tonė dhe tė shikoni kontributin qė kemi dhėnė me anė tė programeve dhe projekteve tė zbatuara nė pjesė tė ndryshme tė vendit.

Pėrsėri ju urojmė mirėseardhjen dhe ju urojmė qė t’ia kaloni sa mė mirė gjatė leximit dhe kėrkimeve tuaja nė faqen tonė.

Me respekt,

Sotiraq Hroni

Informacione

Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė BE: Sfidat e procesit tė aplikimit
Forum Debati
Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė BE: Sfidat e procesit tė aplikimit

23 Dhjetor 2008, Hotel Tirana International


Thuajse dy vjet e gjysėm nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit (MSA) aktorėt e politikės shqiptare po shqyrtojnė mundėsinė e aplikimit tė vendit pėr statusin e vendit kandidat nė fillim tė vitit tė ardhshėm...
Postuar me 24 Dec 2008
MARRĖDHĖNIET E SHQIPĖRISĖ ME BE 1992 - 2007
MARRĖDHĖNIET E SHQIPĖRISĖ ME BE 1992 - 2007

Studim i pėrgatitur nė kuadėr tė projektit tė CEUENS

“Perspektivat e integrimit dhe efektet sinergjike tė transformimit europian nė vendet e pėrfshira nga politikat e fqinjėsisė dhe tė zgjerimit tė BE”

Qendra pėr Studime tė Zgjerimit tė BE (CEUENS) e Universitetit tė Europės Qendrore nė Budapest (Hungari) nė kuadėr tė njė projekti studimor ka kontraktuar ekspertin e IDN pėr ēėshtje tė integrimit europian (z. Gjergji Vurmo) pėr tė pėrgatitur njė analizė tė plotė

Shkarko studimin (English only)
Postuar me 06 Nov 2008

<< Pas 1 2 3 4 Tjetra >>

 
Web Mail (staff only)
Username
Password
Lang.
 
Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim

mundesuar nga kaligrafik.net