Skip to content Skip to footer

Aktiviteti Përmbyllës: “Aktivizmi Rinor kundër Korrupsionit”

IDM se bashku me Institutin Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA) dhe Youth Act Centre, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit organizuan aktivitetin permbylles: “Aktivizmi Rinor kundër Korrupsionit” me 27 maj 2016 (Ora 11.30), Qendra Rinore Tiranë.

Ky aktivitet mblodhi së bashku nxënësit e shkollave të mesme në Shkodër (“Shenjanze Juka”, “Oso Kuka”, “28 Nëntori”, “Jordan Misja”), Kukës (“Havzi Nela”), Elbasan (“Vasil Kamami”, “Dhaskal Todri”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Ahmet Dakli”, “Mahir Domi”), Berat (“Kristaq Capo”, “Babë Dud Karbunara”, Vlorë (“Gjimnazi i Ri”, “M. Q. Ataturk”, “Ali Demi”, “Halim Xhelo”, “Jani Minga”), Peshkopi (“Said Najdeni”), Korçë (“Raqi Qirinxhi”) Tiranë (“A.Z. Cajupi”, “Petro Nini Luarasi”, “Qemal Stafa” dhe “Myslym Keta”).

Të gjitha këto shkolla gjatë vitit mësimor 2015-2016 janë përfshirë në aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese dhe edukative kundër korrupsionit në kuadër të projekteve: “Të rinjtë kundër korrupsionit”, “Akademia Rinore për të drejtat e njeriut” dhe “Projekti Qytetar kundër Korrupsionit”. Kjo përpjekje e përbashkët ka për qëllim angazhimin e brezit e ri në luftën kundër këtij fenomeni dhe për promovimin e të drejtave të njeriut.

Aktiviteti u hap me nje ekspozitë “Të Rinjtë në Aksion” me punimet sensibilizuese te nxenesve te seciles shkolle. Me pas u shfaq dokumentari me metrazh te shkurter  “Korrupsioni” te përgatitur nga nxënësit e Shkollës “Oso Kuka”, Shkodër ne kuader te Projektit Qytetar kunder Korrupsionit.

Aktiviteti vijoi me nje diskutim i hapur per te reflektuar mbi përvojat e anëtarëve të “Klubeve kundër korrupsionit”, “Akademitë Rinore për të drejtat e njeriut” dhe propozime per veprimtari te ardhshme ne nivel shkollash dhe me gjere. Ne kete kuader u nënshkrua nje Memorandum Bashkëpunimi ndermjet “Klubeve kundër korrupsionit” dhe “Akademive Rinore për të drejtat e njeriut” per t’i hapur rrugen bashkepunimit ne te ardhmen.

Nje pjese te rendesishme te aktivitetit ishte edhe fjala pershendetese e Z. Erjon Ndroqi Keshllitar i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit i cili shprehu edhe njehere domosdoshmerine e edukimit dhe ndergjegjesimit te brezit te ri per te luftuar fenomenin e korrupsionit. Ne te njejten fryme, Znj. Erisa Proko, Përfaqësuese e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, theksoi rolin e te rinjve per te zhvilluar veprimtari konkrete qe kontribuojne ne perpjekjet e pergjthshme kunder korrupsionit.

Gjithashtu, Z. Ryan Roberts, Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun prane Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri,  tha se korrupsioni është një sëmundje që dëmton rëndë shoqërinë, ekonominë dhe sigurinë e vendit. Zoti Roberts tha se të rinjtë treguan fuqinë e aktivizmit qytetar dhe u bëri thirrje atyre të vazhdojnë më tej përpjekjet kundër korrupsionit. Nga ana tjeter, ne fjalen e saj,  Znj. Ina Avllaj Drejtoreshe e Sherbimit Kombëtar për Rininë, shprehu gatishmerine per te mbeshtetur te rinjte qe kane ide per veprimtari te ndryshme ne sherbim të komunitetit apo të një shoqerie më të mirë.

Per me shume informacion rreth aktiviteteve te realizuara ne shkollat e mesme ne kuader te “Projektit qytetar kunder korruspionit” shkarkoni prezantimin: 2016-projekti-qytetar-kunder-korrupsionit-prezantim_final .

Aktiviteti në media:

  1. Tiranë: Shkollat kundër korrupsionit http://www.zeriamerikes.com/a/ryan-roberts-anti-corruption-anisa/3348827.html 27 maj, 2016
  2. “Aktivizmi Rinor kundër Korrupsionit”, Roberts: Korrupsioni është një sëmundje, ta luftojmë http://www.ata.gov.al/aktivizmi-rinor-kunder-korrupsionit-roberts-korrupsioni-eshte-nje-semundje-ta-luftojme/; 27 maj, 2016
  3. Tiranë, aktivitet për angazhimin e nxënësve në luftën kundër korrupsionit http://aa.com.tr/sq/arsim/tiran%C3%AB-aktivitet-p%C3%ABr-angazhimin-e-nx%C3%ABn%C3%ABsve-n%C3%AB-luft%C3%ABn-kund%C3%ABr-korrupsionit/579719; 27 maj, 2016

foto 4 foto 5 foto 6 foto 7 foto 8 foto final 1 foto final 2 foto final 3